“She said OUI. Sekreti jonë nuk është më dhe jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin’. James Middleton, vëllai i Kate dhe Pippa, do të martohet me të fejuarën e tij Alizee Thevenet, biondja me origjinë franceze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Dukesha e Cambrige do të ketë një kunatë të sofistikuar dhe sportive dhe shtëpia mbretërore në 2020 do të ketë plot dy dasma (atë të James dhe atë të Beatrice të York).


Në gisht Alizee ka një unazë identike si ajo e Kate, siç shihet nga fotot e postuara nga James, në profilin e tij zyrtar. Data e dasmës ende nuk dihet, por urimet kanë ardhur nga çdo anë.


James dhe Alizee janë njohur në South Kensington Club dhe nga ajo kohë nuk janë ndarë më nga njëri-tjetri. Alizee është një analiste financiare, njeh 4 gjuhë, shëtit nëpër botë dhe jeton në Londër prej 9 vitesh.

(da.xha/BalkanWeb)