Jeni mërzitur me miqtë që keni? Ndoshta ju frekuentoni të njëjtin lokal, me të njëjtët djem, dhe pini të njëjtën birrë, ndërsa përmendni të njëjtat shaka. Nëse doni të njihni miq të ri, aplikacioni i ri “Wiith” mund t’ju vijë në ndihmë. Aplikacioni social ka si qëllim të lidhë njerëzit që jetojnë afër me njëri-tjetrin, ndajnë të njëjtat interesa dhe duan të marrin pjesë nëpër aktivitete të ndryshme.

Meqë të rinjtë, gjenerata e pajisjeve mobile, ndihen me rehat kur flasin me të tjerët nëpërmjet rrjeteve sociale dhe teknologjisë, në vend që të bisedojnë me personin ballë për ballë, atëherë aplikacioni mund të jetë i duhuri për të zënë miq pa kushte.

Aplikacioni është krijuar nga Jeff Hodnett dhe Gentian Edwards, ideja e të cilëve për këtë aplikacion u erdhi pasi u shpërngulën për herë të parë në San Francisko dhe nuk njihnin askënd në atë zonë. “Krijuam ‘Wiith’ për të zgjidhur problemin e takimeve mes njerëzve”, shprehet Edwards, i cili këmbëngul se aplikacioni që ka krijuar është më i mirë se “Meetup” dhe “Tinder”, aplikacione që janë të ngjashme me “Wiith”.

Aplikacioni është shumë i thjeshtë për t’u përdorur. Ju regjistroheni nëpërmjet llogarisë suaj në Facebook, krijoni një profil tuajin, pastaj shikoni për miq të rinj ose organizoni evente të ndryshme sociale dhe ftoni edhe të tjerët. Nëse shkoni në një qytet të ri, ose thjesht doni të takoni miq të rinj, atëherë duhet me patjetër ta shkarkoni këtë aplikacion.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: