Qarku i Korçës vijon të jetë problematik për aksidentet rrugore në segmente të caktuara. Në 3 muajt e fundit, numërohen mbi 20 aksidente, disa prej tyre me pasojë vdekjen.

Rruga nacionale Qafë Thanë- Kapshticë është tejet problematike. Degëzimet, por edhe kryqëzimet, e bëjnë atë të vështirë, për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe ndriçimit.

Një tjetër rrugë problematike, që ka marrë shumë jetë njerëzish, është edhe ajo Korçë-Pogradec.

Daniel Hyka, shoferi i arrestuar pak ditë më parë për aksidentin në Leshnicë, rezulton se është i njëjti person, i cili 5 vite më parë shkaktoi aksidentin, ku humbi jetën gazetarja e News24, Enkelejda Skënderasi, në fshatin Panarit, ku udhëtonin një grup gazetarësh dhe operatorësh, gjatë një shërbimi pune.

Automjeti tip “Fuoristradë”, me targë AA679EM, që drejtohej nga Daniel Hyka, doli nga rruga dhe ra nga një lartësi prej 20 metrash. Pas këtij aksidenti, autori u la i lirë kundrejt një dëmshpërblimi për familjen e së ndjerës dhe sot bëhet shkak për tjetër aksident me pasojë vdekjen e një njeriu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb