KORE E JUGUT – Dy ditë më parë më 9 shkurt në Korenë e Jugut kanë nisur Lojërat Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018”, eventi më i rëndësishëm olimpik sportiv i këtij viti, ku marrin pjesë 92 shtete dhe rreth 6 000 sportistë.


Ceremonia e hapjes do të mbahet mend për faktin se dy Koretë, ajo e Veriut dhe Jugut, garuan së bashku nën të njëjtin flamur. Madje ishin dy sportiste nga dy Koretë që mbajtën së bashku flakën olimpike në stadium, në prani të 35 mijë shikuesve.


Ndaj dhe ky event është cilësuar si “Olimpiada e Paqes”. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në këtë fillim Olimpiade është patinatorja, Saskia Alusalu shkruan Tg.com. 24-vjecarja nuk ka kaluar pa u vënë re gjatë parakalimit me flamurin estonez dhe sipas kritikëve është atletja më e bukur e Olimpiadës.
(er.cu/BalkanWeb)