KINË- Gionee është një kompani kineze që njihet në vendet perëndimore për krijimin e dy telefonave inteligjentë që janë cilësuar si pajisjet më të holla që gjenden në treg: Elife S5.5 dhe Elife E5.1. Tani, Gionee është gati të prezantojë një telefon të ri inteligjent shumë interesant: telefoni i parë në botë që përmban dy ekrane me rezolucion 1080 piksel.


Ky telefon quhet Gionee W900. Ekranet e tij të brendshëm dhe të jashtëm janë 4 inç me rezolucion 1080 x 1920 piksel dhe densitet 550 piksel për inç. Telefoni W900 operon me sistemin Android 4.4 KitKat,, peshon 172 gram dhe është 14.8 mm i hollë.


Ai fuqizohet nga një procesor me katër bërthama me shpejtësi 1.5 GHz, ka lidhjen LTE, kamera të pasme 13 megapiksel, kamera ballore 5 megapiksel, 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 2050 mAh. Nuk është bërë e ditur akoma data e prezantimit të këtij telefoni inteligjent. Ka shumë mundësi që ky telefon të jetë në dispozicion vetëm në Kinë, ku është certifikuar nga autoritetet përkatëse.
(d.d/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: