Edhe pse shumë shtete kanë vendosur ligje të rrepta sa i përket drejtimit të mjeteve, shumë drejtues vazhdojnë të mos i ndjekin ato. Një ndër to është përdorimi i telefonit ndërsa janë duke drejtuar makinën.

Për t’i ndërgjegjësuar njerëzit që mos t’i përdorin më telefonat ndërsa janë duke drejtuar mjetin, është krijuar timoni inteligjent, i cili kontrollon vendosjen e duarve në timon me anë të sensorëve dhe paralajmëron drejtuesit sa herë heqin duart nga timoni.

Sipas kompanisë, ideja është t’u mësojnë adoleshentëve disa nga rregullat kryesore të drejtimit, shkruan krokodili. Bashkë me pajisjen që vendoset tek timoni vjen edhe një aplikacion për telefonat inteligjentë, i cili regjistron gjithë udhëtimin dhe iu jep mundësi të rinjve dhe prindërve të shohin si kanë ecur dhe të korrigjojnë ndonjë problem.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: