Ajo është 21 vjeçe dhe e ka hedhur tej feminitetin për të punuar në një zanat që do muskuj, më shumë për burra. Xhoin nga Elbasani e ka prezantuar gazetari Mentor Kikia që ka treguar edhe si u njoh me të. Kikia thotë se Xhoi na jep një mësim të mirë të gjithëve.

E vetme Xhoi punon si gomiste me babain, siç ka rrëfyer ajo dhe e bën shumë mirë madje këtë profesion.

STATUSI
Xhoi, gomistja 21-vjeçare që na jep të tërëve një mësim të mirë
Kur ndalova në gomisteri për të kontrolluar një gomë të shfryrë të makinës, mu afrua një vajzë e më tha: Çfarë problemi ka?
-Goma, më ka rënë!
Ajo nxitoi të kontrollojë presionin e të katër gomave. Pastaj çmontoi shpejt e shpejt gomën e rënë, e kontrolloi, dhe nxitoi ta montonte.
Unë kisha mbetur në këmbë e po ndiqja veprimet e saj. Mendova se ishte ndonjë truk, por vajza për pak minuta e mbaroi punën. Duart i kishte të nxira nga gomat, vajrat po lëndë të tjera në një servis makinash. Edhe në fytyrë kishte disa njolla të zeza pluhuri.
I kërkova leje për ti bërë disa foto. Dhe padyshim i thashë që do ti publikoja. Pranoi dhe qeshi.
“E kam biznesin tim, punoj këtu me babanë. Ia kam marrë dorën mirë”.
Kjo është Xhoi, 21 vjeç, nga Bradasheshi, në Elbasan. Ajo ka zgjedhur të bëjë gomisten. Një punë burrash kudo, por ajo e ka sfiduar dhe e bën shumë mirë.
Vendosa ta ndaj me ju rastin e Xhiot, për të dëshmuar modelin e një vajze të re që ka zgjedhur të punojë. Një punë e “pisët” dhe e rëndë. Por ajo e thotë me kënaqësi: Ky është biznesi im!
Vendosa ta ndaja këtë histori, edhe si një model për një rini në krizë, që mendon se këtu nuk jetohet më. Për një rini që referencë ka djemtë dhe vajzat e që kapardisen në rrjetet sociale me makina luksi, me paratë e baballarëve, shpesh të buruara nga krimi e korrupsioni.
Edhe pse një vajzë shoëbizi është padyshim më e famshme, unë po u kërkoj lexuesve të këtij shënimi ta shpërndajnë këtë postim si një shembull për tiu referuar. Të faleminderit Xhoi për mësimin që na jep të tërëve!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb