Shoqëria “Hysenbelliu” shpk kërkon të punësojë një Kontabilist blerjesh, pozicion i cili ka detyrat e mëposhtme:
DETYRAT KRYESORE:
Punonjësi në këtë pozicion është përgjegjës për kryerjen e detyrave si mëposhtë, pa u kufizuar:
- Përgjegjës për kontabilizimin e faturave të blerjes në fund të çdo dite dhe siguron që shifra e saktë të raportohet në fund të çdo dite/muaji/viti financiar dhe reflektohet siç duhet në sistem/program;
- Përgjegjës për konsolidimin e rregullt dhe barazimin e bilancit të shpenzimeve dhe furnitorëve në fund të çdo dite dhe siguron se shifra e saktë raportohet në fund të çdo muaji/viti financiar dhe çdo ndryshim dokumentohet dhe reflektohet siç duhet në sistem;
- Përgjegjës për konsolidimin e rregullt të bilancit material dhe të inventarit dhe në fund të vitit kalendarik/financiar kryhet në përputhje me standardet e kërkuara dhe rregullat e kontabilitetit;
- Për cdo magazinë/pikë shitje kryen inventar periodik fizik dhe rakordon me inventaret kontabel;
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:
- Kandidati preferohet të ketë përfunduar studimet universitare në shkenca ekonomike, dega financë-kontabilitet ose fusha të ngjashme;
- Të ketë eksperience pune në pozicionin që kërkohet jo më pak se 1 vit; Minimumi 1 vit eksperiencë pune si Kontabilist/e;
- Njohje shumë të mirë të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel);
- Njohje e mirë e gjuhës Angleze;
- Përbën avantazh njohja e Financa 5;
- Aftësi për të punuar në grup;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në adresën e e-mailit:
Nr. Cel: 0684084197