Grupi Hysenbelliu, me qëllim riorganizimin e Departamentit të Marketingut dhe Shitjeve, me
fokus edhe në tregjet ndërkombëtare, është duke kërkuar kandidatë me cilësi të spikatura në
fushën e tregëtimit dhe shitjes, të cilët kanë një eksperiencë të provuar në këtë sektor.
Kërkohet plotësimi i këtyre pozicioneve:

1. Menaxher shitjeje
Detyrat kryesore:
 Arritja dhe mbajtja e objektivave sasiore dhe cilësore të vendosura nga kompania.
 Koordinon punën dhe marrëdhëniet me Departmentin e shitjeve dhe marketingut të Birrës
Tirana.
 Monitoron shpërndarjen e mjeteve promocionale dhe menaxhimin e promocioneve
(aktivitetet & ofertat promocionale).
 Mbledh, përpunon dhe raporton informacion të vazhdueshëm mbi produktet e kompanisë,
konkurrentët, aktivitetet e tyre dhe zhvillimet e tregut në tërësi.
 Mban dhe zhvillon marrëdhënie të ngushta me klientët.
 Supervizon agjentët e shitjes në varësi të distributorëve (sipas zonave të caktuara),
performancën e tyre, ofron orientim dhe mbështetje për agjentët e rinj, trajnon, motivon
dhe këshillon agjentët, gjithashtu rekomandon zgjidhje dhe veprime për t’u ndërmarrë në
problemet ditore të hasura në terren.
 Ka për detyrë të realizoj objektivat e shitjes, të rrisë prezencën e produktit në pikat e
shitjes.
 Realizon dhe implemeton planet e shpërndarjes dhe marketingut, përkujdeset për
vizibilitetin e produktit dhe zbatimin e kontratave në rastet kur janë të nënshkruara për
Merchandising.
 Zhvillon dhe përpunon planet dhe vizitat ditore të agjentëve në bashkëpunim me
Distributorin, koordinon punën me sektorët e tjerë, ruan nivele të larta shërbimi ndaj
klientëve dhe konsumatorëve.
 Realizimin e target-eve mujore & 3-mujore të vendosura nga Kompania për zonën e
mbuluar.
 Regjistrimi i të gjithë klientëve të zonës të mbulimit dhe investimeve të bëra nga
kompania. Plotësimi i kontratave dhe ndjekja e tyre mbi respektimin e kushteve të tyre.
 Respektimi i Routing Plan të aprovuar, në mënyrë rigoroze dhe raportimin e
menjëhershëm për çdo ndryshim të këtij plani. Përgatitja 2 herë në vit e “Routing Plan”
për agjentet e shitjeve të qytetit.
 Evidentim mujor i inventarit fizik të stokut, mjeteve dhe ambalazheve të distributorit dhe
klientëve në Routing e përcaktuar. (Sistemi Palmar)

 Informimi, sqarimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i politikave dhe target-eve të
vendosura nga kompania tek distributorët.
 Plotësimi i hapave të përcaktuara për një vizitë PALMAR tek klienti.
 Zgjerimi i portofolit me klientë të rinj dhe mirëmbajtja e klientëve ekzistues.
 Trajton me oferta klientët sipas kategorisë dhe monitoron shpërndarjen e tyre.
 Monitoron qarkullimin e ambalazhit në treg dhe kujdeset për mbledhjen e tij nga
distributori.
 Monitoron vizibilitetin e produkteve. Merchandising, me një planifikim javor ose mujor për
klientët e trajtuar me mjete të kompanisë.
 Mbledh, përpunon, zhvillon dhe raporton rregullisht informacion mbi produktet e
kompanisë, konkurrentët dhe aktivitetet e tyre, si edhe monitoron zhvillimet e tregut në
tërësi.
 Është përgjegjës për shpërndarjen dhe lëvizjen e mjeteve (frigoriferë, aparate birre,
cadra, reclama, etj) në klientët e zonave përkatëse. Respekton procedurat e vendosura
nga kompania në lidhje me shpërndarjen dhe lëvizjen e tyre. Kontrollon nëpërmjet
distributorit eficiencën e shitjeve të këtyre klientëve.
 Zbaton dhe përmbush me përpikmëri në kohën e duhur të gjitha procedurat e brendshme
të organizimit të kompanisë dhe detyrat e tjera që i ngarkohen.
 Raporton tek Drejtori i Shitjeve, sipas datave të kërkuara dhe deadline-ve të përcaktuar
qartë. Në rast mosraportimi brenda afateve të caktuara, Menaxheri përjashtohet nga të
gjitha Bonuset mujore. Në rast ripërsëritje rishikohet vazhdimësia e kontratës së punës.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:
 Kandidati preferohet të ketë përfunduar studimet universitare në shkenca shoqërore,
ekonomike, dega marketing etj.
 Të ketë eksperiencë pune në pozicionin që kërkohet jo më pak se 3 vjet ose në
industri të pijeve e ushqimeve, kafes etj.
 Të ketë aftësi të mira vetëmenaxhuese dhe organizuese dhe përdorimi të programeve
kompjuterike si excel, poëerpoint etj.
 Të ketë aftësi shumë të mira prezantuese dhe komunikim në nivele të larta.
 Të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe/ose italiane. Çdo gjuhe tjetër do përbënte
avantazh.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër
motivimi në adresën e e-mailit:
[email protected]
Nr. Cel: 0684084197

2. Konsulent shitjesh
Detyrat kryesore:
 Arritja dhe mbajtja e objektivave sasiore dhe cilësore të vendosura nga kompania.
 Kryen shpërndarjen e mjeteve promocionale dhe menaxhimin e promocioneve (aktivitetet
& ofertat promocionale).
 Mbledh, përpunon dhe raporton informacion të vazhdueshëm mbi produktet e kompanisë,
konkurrentët, aktivitetet e tyre dhe zhvillimet e tregut në tërësi.
 Mban dhe zhvillon marrëdhënie të ngushta me klientët.

 Ka për detyrë të realizoj objektivat e shitjes, të rrisë prezencën e produktit në pikat e
shitjes.
 Realizon dhe implemeton planet e shpërndarjes dhe marketingut, përkujdeset për
vizibilitetin e produktit dhe zbatimin e kontratave në rastet kur janë të nënshkruara për
Merchandising.
 Zhvillon vizitat ditore në bashkëpunim me Distributorin, ruan nivele të larta shërbimi ndaj
klientëve dhe konsumatorëve.
 Raporton në mënyrë periodike dhe sa here i kërkohet Menaxherit të shitjeve.
Për realizimin sa mësipër, Konsulenti i Shitjeve ka këto detyra:
1. Realizimin e target-eve mujore & 3-mujore të vendosura nga Kompania për zonën e
mbuluar.
2. Regjistrimi i të gjithë klientëve të zonës të mbulimit dhe investimeve të bëra nga
kompania.
3. Respektimi i Routing Plan të aprovuar, në mënyrë rigoroze dhe raportimin e
menjëhershëm për çdo ndryshim të këtij plani.
4. Evidentim mujor i inventarit fizik të stokut, mjeteve dhe ambalazheve të distributorit dhe
klientëve në Routing e përcaktuar. (Sistemi Palmar)
5. Informimi, sqarimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i politikave dhe target-eve të
vendosura nga kompania tek distributorët.
6. Plotësimi i hapave të përcaktuara për një vizitë PALMAR tek klienti.
7. Zgjerimi i portofolit me klientë të rinj dhe mirëmbajtja e klientëve ekzistues.
8. Trajton me oferta klientët sipas kategorisë dhe monitoron shpërndarjen e tyre.
9. Monitoron qarkullimin e ambalazhit në treg dhe kujdeset për mbledhjen e tij nga
distributori.
10. Siguron vizibilitetin e produkteve. Merchandising, me një planifikim javor ose mujor për
klientët e trajtuar me mjete të kompanisë.
11. Zhvillon dhe raporton rregullisht informacion mbi produktet e kompanisë, konkurrentët
dhe aktivitetet e tyre, si edhe monitoron zhvillimet e tregut në tërësi.
12. Raporton sipas datave të kërkuara dhe deadline-ve të përcaktuar qartë nga menaxheri i
shitjes.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT:
 Kandidati preferohet të ketë përfunduar studimet universitare.
 Të ketë eksperiencë pune në pozicionin që kërkohet jo më pak se 1 vit ose në industri të
pijeve e ushqimeve, kafes etj.
 Të ketë aftësi të mira organizuese dhe përdorimi të programeve kompjuterike, njohuri
bazike të programit excel, powerpoint etj.
 Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese të produktit që tregton.
 Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze dhe/ose italiane.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar Curriculum Vitae (CV) dhe një letër
motivimi në adresën e e-mailit:
[email protected]
Nr. Cel: 0684084197

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb