SIRI

Isis ka shpërndarë fotografitë e kufomave dhe të dokumenteve të qytetarëve italianë, që mund të jenë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Baghuz, e fundit përballje me shtetin islamik ISIS. Dokumentet (karta e kreditit dhe siguracionet shëndetësore), sipas asaj që publikon faqja, i përket Lorenzo Orsetti, 33 vjeç nga Toskana që luftonte si vullnetar përkrah kurdëve.

Isis
Isis

Lorenzo Orsetti, lindur në Fiorentinë në vitin 1986 luftonte përkrah ushtarakëve kurdë, kundër xhihadistëve të ‘Shtetit Islamik’ në Baghuz. Kohët e fundit ishte intervistuar nga mediat italiane si një luftëtar vullnetar kundër ISIS.

Orsetti pak ditë më parë tregoi historinë e tij për ‘Corriere Fiorentiono. Për 13 vite punonte në një restorant dhe më pas iu afrua çështjes kurde i bindur për idealet e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: