Partia Demokratike ka dorëzuar draftin ligjor për njohjen e dy gjinive. Deputeti i PD, Tritan Shehu tha se drafti është depozituar pranë Kuvendit për të saktësuar se në vendin tonë duhet të njihen vetëm 2 gjini.

PD mori këtë hap për draftin ligjor dhe në përputhje me ndryshimet që u bënë në SHBA me rikthimin e presidentit Donald Trump, me qëllim kthimin e vlerave tradicionale të njerëzimit.

PD i bën thirrje opinionit publik për ta mbështetur këtë ndryshim ligjor, po ashtu dhe votimin e deputetëve në Kuvend për këto amendamente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: