TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i sh-kryeministrit Berisha ka ironizuar kryeministrin Rama. Këtë mundësi ia dha një video ku kryeministrit i duken pantallonat e lagura në vend të keq.

Duke marrë shaks nga kjo, Shkëlzeni thotë se është pullë e moshës, dhe i kujton kreut të qeverisë t’i ketë pantallonat e thata kur flet për moshën apo lodhjen e kundërshtarëve.

“Pulla e …. moshës..Vitet e fundit Rama është marrë shumë me moshën, takatin dhe lodhjen e kundërshtarëve. Fillimisht kam menduar se e bënte për përfitim politik, por siç del nga kjo video shqetësimi i tij paska qenë njerëzor, pasi ai vetë nga mosha nuk ka humbur vetëm kontrollin por dhe ndjesitë. Herë tjetër kur të shqetësohet për takatin moshën apo lodhjen e kundërshtarëve është mirë t’i ketë pantallonat e thata ose të zeza”, shkruan ai në Facebook.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: