Proteksionizmi mund të provokojë një recesion global, tha kreu i diplomacisë kineze, Wang Yi në foltoren e OKB-së duke siguruar se vendi i tij do të qëndronte i vendosur në negociatat tregtare me SHBA.

 

“Tarifat doganore dhe provokimi i mosmarrëveshjeve tregtare, të cilat po prishin lidhjet industriale dhe ato të furnizimit global, minojnë sistemin tregtar shumëpalësh dhe rendin global ekonomik e tregtar”, deklaroi ai.

 

”Madje, mund ta zhysin botën edhe në recesion”, u shpreh Wang duke aluduar për politikën tregtare amerikane.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb