Një gjyqtare në Nju Xhersi ka urdhëruar kthimin e 1.5 milionë USD në një kazino nga të gjithë personat që e kishin fituar atë shumë, pasi doli në përfundimin se letrat e lojës nuk ishin përzierë si duhet.

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Shtetit, Donna Taylor, mori vendim në favor të kazinosë “The Golden Nugget” për mosmarrëveshjen që kjo e fundit kishte me 14 kumarxhinj, të cilët thanë se nuk ishte faji i tyre që letrat nuk ishin përzier, ndaj dhe duhej t’i mbanin fitimet.

Problem u bë një lojë “mini-baccarat”, e zhvilluar në prill të 2012-ës. Për këtë çështje, gjykatësja tha se lojërat quhen të paligjshme kur ato nuk bëhen sipas rregullave të shtetit dhe ky ishte një nga ato raste kur rregullat ishin shkelur.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb