‘Më vjen keq që nuk jam atje personalisht, por duhet të dini që jam me ju me shpirt dhe i nderuar, që marr një çmim kaq prestigjioz’.

Kështu fillon mesazhi i Bob Dylan i cili u lexua nga ambasadorja e SHBA-së Azita Raji gjatë dhënies së çmimit Nobel, në Stokholm.

Në fjalim, kantautori ka shprehur surprizën e tij të madhe dhe mirënjohjen për këtë çmim.

‘Nëse dikush do më thoshte që kisha një minimum mundësie për të fituar çmimin Nobel, do i kisha thënë që më shumë mundësi kisha të shkoja në Hënë.

‘Të vlerësohem me Cmimin Nobel për letërsinë është një gjë të cilën s’do e kisha imagjinuar kurrë. Që kur isha i vogël lexoja dhe studioja për Kipling, Shaw, Thomas Mann, Pearl Buck, Albert Camus, Hemingway’. Për artistin të jetë mes këtyre figurave të njohura ‘është diçka që shkon vërtetë përtej fjalëve’.

’Isha jashtë kur mora këtë lajm të mrekullueshëm dhe mu deshën disa minuta të reagoja.
Nuk kam pasur kohë për të pyetur veten, nëse ‘Këngët e mia janë letërsia?’, kështu falenderoj Akademinë suedeze, si për kohën që ju desh për të konsideruar pyetjen dhe në fund për përgjigjen kaq të mrekullueshme që më dha’.

Në ceremoni muzikanti i famshëm nuk ishte prezent dhe çmimin për të e tërhoqi mikesha e tij Patti Smith, e cila emocionoi sallën me këngën “A Hard Rain’s A-Gonna Fall”.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: