Cmimin Nobel 2018 për Mjekësinë e ka marrë James P.Allison dhe Tasuku Honjo. Të dy shkencëtarët shumë aktiv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë kërkime për ndalimin natyral që arrin të bllokojë tumoret, në të cilën bazohet imunoterapia.

Kërkimet e James P. Allison dhe Tasuku Honjo, kanë vendosur një gur në luftën kundër kancerit, sepse për herë të parë kanë nxjerrë në dritë një mekanizëm me të cilën qelizat e sistemit imunitar sulmojnë ato tumorale.

Allison i ka hapur rrugën kërkimeve duke studiuar proteinat që funksionojnë si një frenim në sistemin imunitar dhe duke manipuluar frenimin e tyre natyror, duke bërë të mundur të sulmohen tumorët me armë të reja.

Honja ka bërë një tjetër hap të gjatë, në këtë rrugë të re, duke zbuluar një proteinë nga qelizat tumorale, që funksionon edhe si një frenë, por me një mekanizëm aksioni ndryshe nga ai i njohur deri tani.

Të dy zbulimet e bëra prej tyre janë shumë premtuese në luftën kundër kancerit.

James P. Allison, 70 vjeç, është një imunolog amerikan i cili që prej 2004 ka nisur kërkimet e tij në Memorial Sloan-Kettering Cancer Center në New York.

I lindur në 7 gusht të 1948, ai e ka filluar karrierën e tij shkencore në vitet 80-të, në fillim në universitetin e Texas dhe më pas në atë kalifornian të Berceley.

Tasuku Honjo, 76 vjec është me origjinë japoneze dhe ka punuar për shumë kohë mes Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, në universitetet e Kyoto, Osaka, Carnegie Institution i Washington dhe National Institutes of Health.

Honja ka lindur në 27 janar 1942 në Kyota dhe në qytetin e tij të lindjes ka punuar gjatë duke nisur nga vitet 70, me përjashtim të periudhave të shkurtra që ka punuar në SHBA.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb