TIRANE

Najada Konomi, ose e njohur ndryshe si Noçja e ‘Big Brother’ është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë por nuk dihet se kur ka lindur saktësisht.

Najada e ka mbajtur lajmin të fshehtë gjatë kësaj kohe, derisa vendosi që ta ndante me të gjithë përmes një postimi shumë të këndshëm në ‘Instagram’.

Ajo ka publikuar disa skica që tregojnë se si është jeta e një çifti nga lindja e fëmijës deri tek ditët e para të jetës së tij, ku prindërit përballen me situata të vështira.

“Momenti më i mirë”, ka shkruar Najada përkrah postimit të saj, duke treguar se ndihet e lumtur me jetën e re si nënë. Mesa duket ajo nuk ka dashur të tregoj foton e vajzës se saj të vogël.

View this post on Instagram

Best moment ever ❤️?

A post shared by Najada Konomi (@najada_konomi) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: