Sherri mes Stines dhe Florit ka ndarë dhe artistet me dysh. Pas rrahjes së ndodhur në festivalin Kënga Magjike mes Florit e Stines, rrethi i “sfidës” ndërmjet artistëve është zgjeruar.

Pas Stresit që i doli në ndihmë mikut të tij Florit, armiku i përbetuar i tij Noizy patjetër që është krah Stines.
Ditë më parë ai publikoi një fotografi së bashku me këngëtarin ndërsa flitet se janë parë bashkë ditëve të fundit.
Kujtojmë se dy artistët janë nga Dibra dhe afrimi i tyre mbase është një mesazh për ata që njihen si “kundërshtarët” e tyre që kanë tejkaluar konkurencën muzikore.

Pasi Flori u qellua ne balle me nje shishe nga Stine pas festivalit ‘Kenga Magjike’, Stresi deklaroi se ia beri te qarte Stines qe nuk duhet te ishte konfliktuar me Florin. Kaq u desh qe reperi Noizy, armiku i perbetuar i Stresit te rreshtohet krah Stines.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: