Reperi Mali G i cili prej disa kohësh është shkëputur nga muzika për tju përkushtuar fesë myslimane ka degjeneruar mikun dhe kolegun e tij reperin Noizy. Ky i fundit nuk ka qenë dakord me statusin e Mali G për Shën Valentin.

“1 minutë heshtje për vajzat të cilat nuk i kanë lënë prindërit me shku te shoqja sonte . Meqë keni ngel n’shpi , pse nuk boni kërkime mbi Shën Valentinin, ku i dihet ndoshta s’do kishe dasht me e festu”, shkruan Mali G me ironi.

Por pas këtij statusi ka ardhur komenti i Noizyt i cili shkruan: “Bo kërkim për barin me e lon se lu menç . Apo t’bojm ça t’thush ti,jo ça bon ti”? Por pas këtij komenti ka reaguar Mali G i cili shkruan:
ermali_1487165397-6916839
”Nëqoftëse nuk t’kan lënë prindërit me shku te shoqja, futja dhe ti ni research se ki nevoj ma shum se t’gjith bro”. Pas kësaj Noizy është munduar ta kalojë situatën duke shkruar: “Seriozisht, Mali G kërkon të jetë musliman’’.
e-ber22_1487165365-2517018
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: