TIRANE- Videoklipi i ri i Noizyt dhe i Çiljetës, “Gangsta Love”, i cili më në fund pas shumë pritjesh u publikua dje, nuk ka pasur kritikat nga më pozitivet.

Një këngë me ritëm të ngadalshëm, e idejuar për një film të shkurtër, e pa reperin të shfaqej më shumë në rolin e një aktori.

Dhe duket se atij i ka pëlqyer shumë filmi “Fast & Furious” sa që shumë skena të këtij videoklipi janë të ngjashme me klipin “Gangsta Love” i cili është 12 minutësh.

Më e keqja është se reperi është lëvduar në faqen e tij personale në Facebook, duke kërkuar nga shqiptarët që të mos flasin më për klipe.
Klipi është punuar nga Max Production në regji të Blendi Kalivacit, por duket të jetë shumë i inspiruar nga “Fast & Furious”. Nuk është hera e parë që Noizy goditet për kopjime. Ai pothuajse për secilën këngë edhe për versionin “audio” merr kritika se i ka të kopjuara.

(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: