TIRANE – Reperi i njohur Noizy dhe këngëtarja Çiljeta prej kohësh kanë lajmëruar fansat për një bashkëpunim mes tyre, që pritet të jetë një këngë hit. Vetë Noizy ka zbuluar disa “grimca” të bashkëpunimit të ri, duke publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet i zhveshur në krahët e këngëtares. Fotografia ka çmendur fansat e tyre, të cilët siç duket nuk e kanë pritur këtë, për shkak se të dy yjet janë miq të mirë. Por këngëtarja ka komentuar duke thënë se gjithçka është artistike. Noizy ka treguar edhe pak nga teksti i këngës “Gangsta Love” që do vijë shumë shpejt me një videoklip. “Zemer a t’kujtohet Destinacioni i fundit, Jena te 2 Bashk together we get it moving, Bonny & Clyde togetha ja qesim fundin… #EdhePakDitKanNgel #GangstaLove”-ka shkruar reperi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: