TIRANE- Reperi i mirënjohur Noizy njofton nxjerrjen e një albumi të ri në muajin prill. Gjatë një interviste dhënë për Turjan Hyskën në emisionin Oktapod, reperi thotë se albumi do të titullohet “ZinCity” dhe do të përmbajë 18 këngë, 7 prej të cilave edhe me klipe. Gjatë intervistës Noizy bëri të ditur se është pajtuar me këngëtarin Ledri, ndërsa theksoi se nuk i njeh Babastars-at. Në ngacmimin që moderatori i bën për liderin e tyre, Getoarin, Noizy përgjigjet se e njeh si fituesin e Eurosong-ut, duke aluduar me ironi për Konçitën, këngëtaren trans që fitoi atë festival.

Reperi me numër rekord fansash, njoftoi gjithashtu edhe regjistrimin e “një patente” për brandin e disa këngëtarëve OTR, duke e konsideruar këtë “international label”, si revolucion për muzikën. Në përgjigjet e tij “të çiltra”, Noizy pranoi se po e zhvillon industrinë e muzikës dhe me të ardhurat që përfiton, mund të krahasohet me biznesmenët më të mëdhenj shqiptarë. Reperi pranon se të ardhurat nga cdo koncert i arrijnë deri në 15 mijë euro.

Duke u kthyer disi në memorie, Rigels Rajku, sic e ka emrin e tij reperi, u shpreh se me pasionin që kishte për boksin, mund të ishte bërë dhe kampion bote, pasi jo vetëm që sa kohë e ushtroi sportin nuk njohu asnjë humbje, por edhe se i ishte dedikuar 24 orë në 24 këtij pasioni. Lidhur me aktivitetet bamirëse që ka ndërmarrë kohët e fundit, Noizy thotë se i bën me shpirt, pasi sipas tij, edhe pse duket tip i fortë nga jashtë, brenda është shumë i ndjeshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: