Pas sherrit dhe përplasjeve mes tyre kur nuk munguan as armët, duket se këngëtari Noizy dhe ish-menaxherit të grupit BabaStars kanë bëre paqe dhe janë bërë miq. Pak ditë më parë në në rrjetet sociale qarkulloi një foto e ish-menaxherit të grupit BabaStars Albert Krasniqi duke darkuar me Noizyn.

Shumë prej personave menduan se mund të kishte një bashkim të mundshëm midis grupeve rivale dhe nuk e besuan. Ai u largua nga “BS” pasi mbeti i plagosur me armë në Prishtinë dhe tanimë shprehet se ato konflikte tashmë i përkasin së shkuarës.
70371-640-0-5a4373d13fe02
Krasniqi ka sqaruar rrethanat e ngjarjes së dikurshme që bëri bujë atëherë dhe pse ka vendosur t’i zbusë gjakrat me liderin e grupit OTR.
70364-640-0-5a4373d13a477
“Nuk jam pjesë e asnjë grupi muzikor. Me Noizy-n e kemi bërë një foto dhe e kemi postuar dhe si qëllim kemi patur që të ndikojë pozitivisht në krejt boten ku ka shqiptarë, të merret një shembull i mirë sepse jemi shqiptarë dhe t’i harrojmë problemet e kaluara mes njëri-tjetrit e të mundohemi të ecim përpara pa hasmëri… Pajtimin mes nesh e ka bërë Jeton Lasku i diskotekës ‘Avalon’”- ka thene ai per Xing.al.
9-9
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: