Noizy është lakuar shpesh në media, jo vetëm për projektet muzikore apo sukseset, por edhe për sherret apo ‘diss-et’ me reperët e tjerë.
Ai është përplasur disa herë fizikisht me reperë të ndryshëm, dhe rasti më i fundit është sherri i bujshëm me Cllevion, emri i vërtetë i të cilit është Klevio Ahmeti. Por së fundmi Noizy ka deklaruar se pikërisht përplasjet fizike me kolegët e tij janë diçka që ai do të donte ta fshinte nga biografia.
“Zënkat 100% sidomos ato fizike. S’ka problem ato me këngë janë ok, le të rrinë disset sepse është në atyrën e reperit ta thotë troç. Por të paktën zënkat fizike mos të ishin bërë. Sidomos kur e mendoj tani nuk do doja ta kisha në biografinë time”- tha Noizy teksa ishte i ftuar në “Një Kafe me Labin.”
I pyetur se kush është reperi më i mirë shqiptar për të, Noizy tha se në vendin tonë ka artistë shumë të talentuar dhe të suksesshëm. Si emër ai preferoi të mos thotë një emër reperi, por atë të këngëares me famë botërore Dua Lipa, të cilën e mori si shembullin e suksesit të një shqiptari në botë.
“Duhet të mendoj për këtë pak. E kam një rrjesht me këngët e mia që jam 1-shi, 2-shi, 3-shi. Ka shumë talente në shqiptari, sa që lehtësisht mund t’i krahasosh me më të mirët e Europës, ose edhe më të mirët në botë. Jo vetëm rrepi, edhe te popi, kush është më e mira sot për sot, Dua Lipa. Është shqiptare. Ne thjesht nuk kemi fuqinë e marketinhut të Amerikës ose të Sony Music”- tha Noizy.
Sa i përket jetës private Noizy ka qenë gjithmonë i rezervuar, megjithatë pyetjet dhe kurioziteti nuk mungojnë. Ndërsa u pyet për momentet më të vështira të jetës së tij, Noizy nuk veçoi një rast por u përgjigj duke thënë se e rëndësishme është mënyra se si ai i zgjidh vështirësitë dhe problemet.
“Momente të vështira kemi pothuajse çdo ditë por që nuk i shoh problemet si diçka që të më uli e të them… pra ta shoh si diçka kryesore gjatë ditës. Jemi njerëz kemi probleme gjithmonë, rëndësi ka se si i zgjidh”- tha Noizy.
Edhe pak ditë na ndajnë edhe nga koncerti që reperi po organizon, “Aplha Show.” Duke folur në lidhje me këtë, ai tha se do të jetë një spektalël, madje shtoi se për herë të parë në Shqipëri ka pasur një shitje kaq të larët të biletave.
“Është hera e parë që kemi pasur një Shqipëri një shitje kaq të madhe të biletave në një koncert që paguhet, jo falas se falas vijnë të gjithë. Kur ka një tufë njerëzi bashkohen edhe të tjerë. Ky është koncerti i parë që ka pasur kaq shitje në Shqipëri në të gjithë artistët që kanë qenë.”– tha Noizy.