Edhe pse është përfolur gjatë në media dhe rrjete sociale se ka një ftohje në marrëdhëniet midis Encës dhe reperit Noizy e rrjedhimisht kundrejt gjithë familjes OTR, duket se këta të fundit i kanë shuar zërat me anë të postimeve në Snapchat-in e Encës pak pas mesnate.

Këngëtarja është shfaqur në shoqërinë e mikut të saj Noizy-t dhe pjesëtarëve të tjerë të OTR. Megjithatë në një moment, Enca ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj se Noizy i ka hequr shumë persona të cilët ajo i ndiqte në Instagram, duke e çuar numrin e atyre që ndjek në 98 persona.

Enca ka bërë disa video duke thënë “fajësoni Noizyn” për gjithë këto fshirje nga Instagrami, ndërkohë që ky i fundit është shprehur se është e vërtetë që ia ka hequr Encës personat që ndjek por në fund të fundit ai është menaxheri i saj dhe mund ta bëjë këtë gjë, shkruan Blitz.

Nuk dimë cila është arsyeja e këtij veprimi të Noizy-t, aq më tepër kur bëhet fjalë për Instagramin e Encës, megjithatë ajo çka mund të themi është se të dy këngëtarët duken të lumtur krahë njëri tjetrit dhe marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë e fortë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: