Ishte parashikuar që në mbrëmjen e 18 majit të mbahej një koncert në Lausanne të Zvicrës me protagonistët Noizy dhe Mimoza Shkodra.


Teksa këngëtarja nga Kosova ka mundur të jetë e pranishme, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Noizyn. Ky i fundit ka lajmëruar fansat përmes një postimi në InstaStory se nuk do të jetë prezent në këtë mbrëmje, për shkak të vonesës.


“Lausanne nuk arritem dot në kohë sonte. Kështu që shihemi herëve tjera, kërkoj ndjesë. Ju dua”, ka shkruar Noizy në InstaStory.
Nga kjo fansat duket të kenë ngelur të zhgënjyer pak, por që gjithsesi janë gjëra që rëndom ndodhin.


Noizy ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktiv në industrinë e muzikës qoftë me projekte të shumta muzikore, por edhe koncerte brenda dhe jashtë trojeve shqipfolëse.

Noisy
Noisy