Një foto disi intriguese është postuar në “Instagram” nga reperi shqiptar, Noizy. Atij i është dhuruar një puthje plot dashuri nga një vajzë bionde. Fotoja ka marrë shumë pëlqime dhe në komente fansat e tij e pyesin për identitetin e vajzës, duke e konsideruar atë fatlume.

Noizy e ka shoqëruar fotografinë edhe me një zemër. Bëhet më dije se vajza quhet Diona dhe nuk jeton në Shqipëri, por në Angli. Sipas miqve të reperit, mes dy të rinjve ka nisur një raport dashurie. Thuhet se Noizy shoqërohet me Dionën edhe jashtë koncerteve të tij, megjithatë duke njohur natyrën e këngëtarit, mbetet për t’u parë sa do të zgjasë edhe ky raport.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: