TIRANE

Noizy është një nga reperat më të dashur dhe më të komentuar për shkak të jetës luksoze që bën. Të ardhurat nga muzika, por edhe biznesi ia kanë mundësuar atij që të bëjë një jetë luksoze.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shpesh, ai ndan me fansat në rrjetet sociale disa nga momentet e luksit që i shijon. Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka publikuar në InstaStory disa imazhe nga fluturimi i tij me një avion privat.


“Duhet me u vesh me serioz”, shkruan ai në mbishkrimin e videos së ndarë me fansat, përmes së cilës prezanton ambientet e avionit.


Në të njëjtën kohë, ai shijon një shishe shampanjë me të hyrë në avion, teksa nuk ka treguar se kush po e shoqëron. Kujtojme që së fundmi reperi i njohur vazhdon të shijojë suksesin e këngës së tij, “Sekret i bukur”, të cilën e solli në bashkëpunim me DJ A-boom.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: