Reperi i njohur Noizy ka munguar në një prej koncerteve të tij në Austri pasi është ndaluar për disa orë nga policia austrike.

Shumë i dashur sidomos prej të rinjve, Noizy është mërzitur prej këtij fakti dhe u ka dhënë edhe një shpjegim fansave.

Koncerti i Noizyt do të zhvillohej në Linz dy ditë më parë, menjëherë pas nisjes me aeroplanin privat nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës.

Ka qenë vetë reperi i cili përmes një video në Facebook u ka kërkuar ndjesë fansave për anullimin e koncertit duke u shpjeguar edhe arsyet se përse ndodhi diçka e tillë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: