Ka patur një periudhë mjaft të ngarkuar reperi i njohur shqiptar Noizy por mesa duket më në fund ka gjetur pak kohë për tu relaksuar përmes pushimeve luksoze me jaht në brigjet franceze. Fillimisht në Saint Tropez, tani në Monako, reperi nuk mund t’ia kalonte më bukur nën shoqërinë e miqve të tij, përfshirë këtu edhe aktorin Blerim Destani. Një tjetër detaj që nuk mund të kalonte pa u vënë re është fakti se Noizy mesa duket pëlqen mjaft orën e aktorit të njohur, sa nuk i ka rezistuar për ta provuar dhe pse jo për të bërë një foto me të. (Revista Who)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: