TIRANE

Përveç pasionit që ka për muzikën, Noizy prej kohësh ka shfaqur talentin edhe në aktrim. Ai lajmëroi fansat e tij disa ditë më parë se do të jetë pjesë e një filmi gjerman.

Së fundmi Noizy ka zbuluar se filmi me titullin “Man from Beirut” ose “Blind”, do të publikohet së shpejti. Mbrëmjen e djeshme reperi shqiptar u ka kërkuar fansave të ndjekin faqen e filmit për të arritur në 3000 ndjekës, për të publikuar trailerin e tij.

Noizi
Noizi

Në këtë film Noizy do të ketë një rol dytësor dhe në pjesën më të madhe të skenave ai shfaqet përkrah aktorit gjerman Frederick Lau.
Ndërsa Blerim Destani dhe aktori tjetër me origjinë shqiptare, James Biberi, do të kenë rol kryesor në film.

Në të do të flitet edhe në gjuhën shqipe dhe pritet që premiera botërore e tij të jetë në 25 nëntor. Tashmë me siguri të gjithë fansat e Noizy-t do të presin me padurim publikimin e filmit, për të parë reperin në rolin e tij të ri si aktor.

 

View this post on Instagram

 

A film by @christophgampl With @khodrkida @blerimdestani @susannewuest @officialfredericklau @veysel @jamesbiberi

A post shared by chappalingo (@manfrombeirut) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: