Në ndeshjen e tij të 18-të në finalet e Kampionatit Europian të Futbollit, Manuel Nojer e dëshmoi se është portieri më i mirë në botë.

Në pjesën e dytë të takimit mes Gjermanisë dhe Zvicrës, numri një i Bayern Munich arriti të mohojë një gol thuajse të sigurt Xhakës, që do ta çonte rezultatin në 2:0.

“Nëse Xhaka do të shënonte, rezultati do të shkonte 2:0 dhe vendi i parë në grup nuk do ishte më i mundur për ne. Goditja ishte e vështirë, pasi nuk kisha pamje të mirë, sepse një mbrojtës ishte përpara meje. Më duhet ta pranoj se Xhaka ka bërë një goditje brilante.

Granit Xhaka shpesh herë shënon gola të bukur nga distanca. Jemi familjarizuar me llojin e goditjeve që bën, pasi e kemi parë teksa luan për Zvicrën dhe në Bundesliga. Për mua ishte shumë me rëndësi që të isha gati, sa herë që porta rrezikohej”, tha Nojer.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: