Deputetët e opozitës pretendojnë se efektivët i kanë vendosur armën në gjoks deputetit Luan Baçi duke e kërcënuar atë.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka kërcënuar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, duke i thënë se do ta pësojë ashtu si “paraardhësi” i tij, Enver Hoxha.
Noka u tregua i rreptë edhe me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, duke i thënë se do të tërhiqet zvarrë mashkë me ministrin.
“Nipi i Enver Hoxhës mund të rrijë në krye të ministrisë por kujto që e kemi tërhequr zvarrë Hoxhën.
Ashtu do tërhiqesh edhe ti dhe Elisa”, tha ai.