Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka pasur diskutime dhe udhëzime.

Deputeti i PD Flamur Noka në fund të mbledhjes ka thënë se drejtuesit politik të Partisë Demokratike do të zbresin në terren. Ai tha se drejtuesit e degëve duhet të bëhen gati për organizimin e aksionit, sipas asaj që ka raportuar gazetari Osman Stafa.

Flamur Noka në fund të mbledhjes: Drejtuesit politik do të zbresin në terren. Drejtuesit e degëve të bëhen gati për organizimin e aksionit.

Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike janë dy kërkesat tona. Jemi gati për aksion. Kjo është vjeshtë e zjarrit opozitar. Fshini nga mendja çdo hamendësim ndaj njëri-tjetrit. S’e kemi luksin të shohim tek njëri-tjetri defekte. Bashkë për gjunjëzimin e narkoshtetit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb