TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka denoncuar në Kuvend, rrëzimin e një avioni me hashash në Durrës. Duke kërkuar të marrë fjalën jashtë radhe, Noka tha se ndonëse kryeministri Rama e mohon faktin se në Shqipëri kultivohet kanabis në mbarë vendin, “faktet flasin ndryshe”.

“Javën e kaluar Rama tha se nuk ka drogë e hashash në Shqipëri, e mohon vazhdimisht. Por shkoni kontrolloni, se vetëm para dy minutash është rrëzuar një avion me hashash në Durrës. Një tjetër mushkonjë me drogë ra në Ishëm. Qielli shqiptar në vend që të mbushej me avionë të transportit të qytetarëve, është mbushur me mushkonja hashashi”, tha Noka.

Pas kësaj deklarate, “News 24” ka kontaktuar me Policinë e Durrësit, por ata thonë se nuk kanë informacion për rrëzimin e ndonjë avioni të vogël në Durrës.

“Po verifikojmë vërtetësinë e deklaratave të Nokës”, theksojnë nga Policia.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: