Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ndonëse është i përjashtuar nga seancat plenare për 10 ditë, ai nuk e ka njohur vendimin e marrë nga Sekretariati i Etikës.

Ai tha për mediat jashtë sallës së Kuvendit se nuk njeh asnjë vendim të Lindita Nikollës.

“E ruajnë godinën, a thua se Sulltan Murati ka zbritur këtu dhe ruan Kështjellën e Lindës. A ka demokraci këtu? prej kujt e ruajnë Parlamentin! Nuk jam i përjashtuar, nuk respektoj asnjë vendim të Lindës dhe të kamikazëve të Ramës. Nuk është hera e parë kjo gjë.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb