Deputeti demokrat Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend ka akuzuar deputetin Agron Shehaj se është marrë peng dhe po keqpërdoret.

“Po ju kthehem sot ju që keqpërdorni, ju që merrni peng individë të opozitës dhe që i keqpërdorni më shumë se kushdo tjetër. Po ju them ju, sot ju intereson të mos diskutohet për këtë projektligj, sepse ju profesionet e lira, shtesën e mesme e shkatërruat, bëtë gjithçka për ta rrënuar.

Ju keqpërdorni ortakët e Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt, për të ndaluar fjalën e opozitës në këtë kuvend.

Pse, sepse ju dogji shumë fitorja e opozitës në Gjykatën Kushtetuese për atë tatim që i kishit vënë ju dhe kjo banda këtu mbrapa, për profesionet e lira.

Ata fituan sot sepse i mbështeti opozita. Sepse ju doni ti zhduknit, të iknin, të merrnin arratinë dhe të largoheshin nga Shqipëria sepse po formësonin shtresën e mesme që ju e keni aq shumë tmerr dhe që sulltani juaj nuk e zë gjumi, kur mendon se në Shqipëri po gjallon dhe po merr frymë”, tha Noka.

Ai u shpreh se mosbindja civile është rruga e vetme që do ti japë shpëtim Shqipërisë dhe do ta pastrojë Shqipërinë nga kjo farë e keqe që quhet Rilindje e cila nisi brenda PS-së, e zhduku PS-në, ia mori frymën dhe tani po tenton ti marrë frymën, ta asfiksojë shoqërinë shqiptare se ekonominë po e po.

“Ka vetëm një rrugë, mosbindje civile. Ditë e hënë të gjithë shqiptarët do të kenë aktin tjetër të mosbindjes civile. Ditën e hënë në ora 17:00, Tirana nuk do të jetë në duart e pushtetarëve, as në duart e këtyre barbarëve, por ditën e hënë Tirana në ora 17:00 do të jenë në duart e qytetarëve.

As të mercenarëve që keni përdorur ju, ta harroni sepse e keni zakon, kur s’ia dilni vetë përdorni mercenarë kundër opozitës.
Ndaj po ju them, mercenarët ti gëzojë Rama, ti gëzojë Lali vjedhësi, ti gëzojë edhe Engjëll Agaçi juaj që i ka ortakë, por rrugëtimin e opozitës kurrë nuk e frenoni, kurrë nuk e ndaloni.

Kjo Parti Demokratike, këtu, ata që nuk janë këtu, që janë tek qytetarët e thjeshtë, ky popull opozitar do të ju japë një leksion të mirë; ligji dhe vetëm ligji, e drejta dhe vetëm e drejta do të prevalojë si kryekauza jonë për të shpëtuar këtë vend dhe për ti dhënë ndryshimin që duhet.

Shqiptarët presin ndryshimin, shqiptarët ditën e hënë në ora 17:00 do ti bien kambanave të ndryshimit duke i’u dhënë pushtetin qytetarëve dhe dua i’a hequr këtyre hajdutëve tradhtarëve”, tha Noka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb