Deputetët e PD kanë tentuar t’i vënë flakën banderolës së vendosur në gardhin metalik para Kuvendit, të cilën Flamur Noka e leu me benzinë.
Në pamundësi që materiali i banderolës të ndizej nga zjarri, ka qenë deputeti i PD Dashnor Sula, ai që i vuri zjarrin xhaketës së tij.
Më pas, banderola e vendosur në gardhin metalik është hequr nga Garda e Republikës.
Bidonin e benzinës më pas Noka ua hodhi gardistëve.
(BalkanWeb)