Në emisionin ‘Open’ në News24, analisti Erl Murati tha se opozita po tregon mungesë aftësie për të rrëzuar akuzat që i bëhen kreut demokrat, Sali Berisha.

“PD me Berishën duhet t’i flasë shqiptarëve dhe të tregojë sepse duhet të vijë në pushtet, pse duhet të ndodhë rotacioni në zgjedhjet e 11 majit.

PD nuk e ka betejën me SHBA, pasi e ka të pamundur që të fitojë një betejë të tillë. PD duhet t’i tregojë shqiptarëve sepse duhet të vijë në pushtet, t’i bindë ata”, tha Murati.

Ai u shpreh se Berisha e konsideron si ‘komplot ndërkombëtar’ shpalljen e tij ‘non grata’, ndërsa dukshëm kemi të bëjmë me një aksion amerikan për të goditur ato që cënojnë demokracitë në vendet e tyre.

“Opozita ka mbetur në kurth, në vend që të bindë shqiptarët”, tha Murati.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb