Këngëtarja Nora Istrefi më në fund ka shuar spekulimet në lidhje me shtatzëninë e saj duke e konfirmuar atë në spektaklin “Dance with me”.

Nora pas kërcimit me Genti Bejkon deklaroi se ky ishte kërcimi i saj i fundit, sepse është 9-javëshe shtatzënë dhe se i duhet të ndërpresë garën.

Bashkë me Norën garën e ka ndërprerë edhe partneri i saj, Genti, i cili tha se këtë garë e nisi me këngëtaren dhe do ta përfundojë me të.

Edhe në vallëzim ajo u vlerësua lartë nga anëtarët e jurisë sikurse në javët e kaluara.
Kohë më parë qarkullonin lajme në lidhje me shtatzëninë e këngëtares, e cila u martua këtë , por ishte vetë ajo që mohoi këto spekulime.

Ajo menjëherë mori urimet nga kandidatët tjerë të “Dance ëith me” dhe nga fansat nëpër rrjetet sociale.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb