Shumë shpejt pritet që Nora të sjellë një projekt të ri muzikor

Pesë muaj pas publikimit të këngës “Majëm”, Nora Istrefi ka vendosur të sjellë diçka të re për adhuruesit e saj. Ajo ka bërë një këngë të re dhe tanimë ka filluar edhe xhirimet e videoklipit të ri.

Këtë lajm e ka bërë të ditur grimeri i cili po përkujdeset për të, Arbër Bytyqi. Ai ka ndarë në Snapchat një fotografi dhe një video të shkëputur nga xhirimet e Norës.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: