Ish-deputetja e LSI Nora Malaj i ka dërguar letër Papa Franceskut, ku i lutet që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë dhe i begatë.


Malaj thotë se sapo ka marrë përgjigjen se lutja e saj ka shkuar te Ati i Shenjtë. Ajo shprehet se Ati i Shenjtë Shqipërinë e ka gjithmonë në lutje.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i Nora Malaj:


Faleminderit Ati i Shenjtë që Shqiperia është gjithmonë në lutjet e tua!

Me besimin e madh e të palëkundur në Zot, iu drejtova kohë më parë me një letër Atit të Shenjtë, me shpresë e përulësi, që Shenjtëria e Tij të lutej për vendin tim.

Gjithnjë kam besuar dhe do të vazhdoj të besoj, se nëse të gjithë do të përcjellim energjinë pozitive dhe dashurinë për vendin, për njëri- tjetrin dhe për fëmijët tanë, forca e lutjes do të na japë vendin që meritojmë.

Sot sapo mora përgjigjen se lutja ime ka mbërritur tek Ati i Shenjtë dhe ai Shenjtëria e tij, Shqipërinë e ka përherë në Lutje!

Faleminderit Ati i Shenjtë që ma ndriçove këtë orë, si një shpresë për vendin ku unë u rrita dhe ku do të jetoj deri në fund të jetës!

Po i publikoj të dy letrat, e bindur që Zoti do të na ndihmojë!

(d.xh/Balkanweb)