TIRANE

Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj ka reaguar përmes një postimi në facebook, pas deklaratave të ambasadës së SHBA e OSBE. Malaj shtron një pyetje për ndërkombëtarët ndërsa ka postuar edhe foto nga bombat e gazit lotsjellës të përdorur nga policia ndaj protestuesve.


“Një pyetje për ambasadoret ne Shqipëri . A ju erdhi era e gazit në shtëpitë tuaja ??? Sonte e gjithë Tirana është e mbytur në gaz lotsjellës dhe helmues. Cdo rrugë e rrugicë e Tiranës , sepse qytetarët po protestojnë. Nëse e ndjeni gazi ju lutem përcilluani edhe qeverive tuaja . Fotot poshtë tregojnë sesi qeveria helmon popullin e tij.” – shkruan Malaj.



(BalkanWeb)