TIRANE

Stresi dhe Keisi gjithmonë kanë qenë një nga çiftet më të komentuar në rrjet, për shkak të ndarjeve dhe rikthimeve të shpeshta, të cilat kanë tërhequr herë pas here vëmendjen e publikut.

Ndonëse u përfolën se ishin ndarë, Stresi pohoi pak kohë më parë në ‘Ftesë në 5’ se ishte në një pushim të përkohshëm nga e dashura e tij, Kejsi. Ai shtoi gjithashtu se ndonëse ajo ishte larguar në Kanada, vazhdonin të komunikonin me njëri-tjetrin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nga ana tjetër Kejsi nuk ka qëndruar pa e përmendur reperin edhe në rrjetet e saj sociale. E pyetur se cila është këngëtarja e preferuar e saj, Kejsi ka pohuar emrin e Kidës. Ndërsa pak më vonë ka ardhur dhe pyetja se cili është artisti mashkull që pëlqen më shumë.

“Hë se e di, të gjithë për këtë përgjigje po prisni kaq shumë. Normalisht është Stresi”, është përgjigjur ajo në postimin në ‘Instastory’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: