ITALI-Janë shumë pyetje që ngrihen mbi incidentin me tragetin ‘Norman Atlantik”. Si ndodhi që shpërtheu ai zjarr në orën 04:00 të mëngjesit duke rrezikuar jetën e rreth 500 personave në bord. Pyetje me shpresën se komandanti i komandës detare greke por dhe ai italiane do i përgjigjen. Dikush duhet të marrë përgjegjësinë, për hir të atyre që humbën jetën, të cilët do të varrosen disa prej tyre sot, por që ikin pa përgjigjen se nga kush e patën këtë fat tragjik.

Pyetja që lind fillimisht është, kush e ndezi zjarrin në garazhin e tragetit ‘Norman Atlantic’. Hipoteza e parë ngrihet për kamionët në garazh, por sërish lind pyetja kuhs e ndezi shkëndijën e parë?
Në bord ishin 128 kamionë dhe 90 autovetura. Nuk besohet të jetë një djegie spontane e vajrave në to. Por sikur ndonjë klandestin i fshehur aty të ketë ndezur zjarr me qellimin për t’u ngrohur?

Pastaj dhe cështja e alarmit, pasagjerët kanë dëgjuar një shpërthim në orën 4 të mëngjesit, por askush nuk dha alarm. Dhe kjo duhet verifikuar.

Përse nuk ndërhynë autoritetet shqiptare? Anija ishte vetëm 12 milje larg Vlorës, ndërkohë që ndihma e shpejtë mbërriti fillimisht nga Gallipolli dhe Otranto, më larg si distancë. Nuk kuptohet pse nuk ndodhi kjo, duke parë dhe kushtet shumë të këqia atmosferike që shtuan vështirësitë në operacionin e shpëtimit me anije dhe helikopterë, por që për fat të mirë ia dolën pasi shpëtuan me qindra jetë njerëzore.

Pastaj vjen dhe pyetja më e rëndë. Sa ishin pasagjerët në bord. Sa ishin klandestinë, si mundën të ngjiten në traget?

Në fund, siguria. Trageti u kontrollua nga ‘Paris Mou’, organi që kontrollon gjendjen e anijeve në porte, rezulton se ka autorizuar nisjen e mjetit, por me kushtin që të rregullohen 6 probleme që anija kishte ndër të tjera edhe jofunksionimi i një prej dyerve të kundrazjarrit, mungesa e disa dritave të emergjencës dhe të tjera detaje, që duket se nuk kishin rëndësi të madhe, duke marrë parasysh që ‘Norman Atlantic’ ishte autorizuar të nisej pa probleme, me kushtin që të rizgjidheshin difektet brenda dy muajsh.

(d.b/TGcom/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb