TIRANE – Gati një javë pas ngjarjes tragjike me anijen “Norman Atlantin” vijojnë dëshmitë rrënqethëse të pasagjerëve të anijes. Gazeta italiane “Corriere della Sera” ka botuar dëshminë e një familjeje shqiptare prej tre vetësh, të cilët ishin pjesë e udhëtimit fatal, dhe thonë se kanë parë njerëz që kanë vdekur apo në momentet e fundit të jetës.
“Ne pamë njerëz që vdiqën nga asfiksimi. Kufomat e tyre janë në bord. Kur një derë e madhe u mbyllu, shumë njerëz mbetën të bllokuar pas nesh dhe nuk mundën ta hapnin atë. I binin derës me duar për ta hapur, por nuk mundën. Dy njerëz i pamë qartë nga dritaret anësore që ranë të vdekur në det.”, – tregojnë shqiptarët për “Corriere”.
Rrëfimi i familjes shqiptare vazhdon me skenat e ankthit kur panë një tjetër pasagjer, të cilin ekipet e shpëtimit tentonin ta shpëtonin me helikopter, por ai u rrëzua në kuvertë. “Nuk ishte gjak, por nuk e di nëse njeriu mbijetoi apo jo,” – tha i mbijetuari.
Gjithashtu shqiptarët tregojnë se për të veshur jelekët e shpëtimit, njerëzve iu ishte dashur të thyenin magazinat, ndërsa ekuipazhi i kishte braktisur pasagjerët, ndërkohë që duhet t’i ndihmonin ata për të hipur në anijet e shpëtimit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)