Norvegjezët e Strymsgodset po analizojnë hap pas hapi Partizanin, duke ndjekur çdo lëvizje të tyre. Përshtypja e parë për “demat” është se kanë ekip të mirorganizuar dhe me lojtarë cilësorë. Sipas Kvamen, analistit të Strymsgodsetit, te Partizani ka probleme në mbrojtje dhe këtë duhet ta shfrytëzojë Strymsgodseti në sfidën e së enjtes. “Unë kam parë dhe analizuar të gjitha angazhimet e kësaj skuadre për të dyja ndeshjet që do të zhvillojmë. Kam shpenzuar kohë duke marrë të dhënat për çdo lojtar.

Nga pikat e forta dhe deri te më të dobëtat. Dhe ja si janë organizuar ata: kanë lojë të rrjedhshme dhe rolet janë të papërcaktuara. Por, ne kemi mundësi të mëdha për të shfrytëzuar mbrojtjen e tyre. Ata janë cinikë, duan gjithçka në favor të tyre në të gjitha aspektet. Janë ekip i vështirë. Ne duhet të jemi të përgatitur, pasi ata do të bëjnë lojë të fortë kundër nesh. Por, mbi të gjitha, ne duhet të kemi disiplinë dhe të bëjmë lojë grupi”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: