Anija kroçere në brigjet norvegjeze pësoi një avari për shkak të dallgëve dhe erërave të forta.

Deti i egërsuar dhe dallgët e mëdha shkaktuan goditje të fuqishme në anije, siç duket në këtë video të filmuar nga një pasagjer brenda anijes gjigande.

Në pamje shihet se si fuqia e madhe e detit shemb një pjesë të tavanit, që bie mbi pasagjerët.

Pikërisht për shkak të kësaj situate është bërë evakuimi i njerëzve nga anija. Pasagjerët që udhëtojnë në këtë anije janë rreth 1300. Deri tani është bërë evakuimi i 300 prej tyre.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb