Norvegjia ka rënë dakord me autoritetet amerikane për të blerë raketa të mbrojtjes ajrore AIM-120C-8 AMRAAM në vlerë prej 362.91 milionë dollarësh, ka bërë të ditur ushtria norvegjeze të hënën.

“Me raketa gjithnjë e më të reja, Forcat e Armatosura Norvegjeze do të kenë një aftësi më të mirë për të mbrojtur Norvegjinë kundër sulmeve ajrore”, ka thënë ministri norvegjez i Mbrojtjes, Bjoern Arild Gram në një deklaratë, raporton Reuters.

Raketat janë të destinuara kryesisht për sistemin e mbrojtjes ajrore të Norvegjisë me bazë tokësore, por gjithashtu mund të përfshihen në inventarin e armëve të avionëve luftarakë F-35A.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: