Norvegjia ka kthyer në Rusi 13 emigrantë bazuar në rregullat e reja të deportimit.
Mbi 5500 emigrantë do të transportohen me autobus nga Norvegjia në Rusi, vendi nga i cili ata kanë ardhur.

Shumë prej tyre e kanë kaluar kufirin arktik me biçikletë, gjatë fluksit të emigrantëve në Europë gjatë vitit 2015.

Norvegjia njoftoi në nëntor të vitit të kaluar se do të dëbojë njerëzit që vinin nga një vend që konsiderohet i sigurt, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Norvegjia pati planifikuar që t’i kthente pas këta emigrantë në Rusi me biçikleta për shkak të rregullave që ndalojnë automjetet të transportojnë njerëz përtej kufirit pa dokumentet e nevojshme. Emigrantët e kishin gjithashtu të ndaluar të kalonin në këmbë.

Mijëra emigrantë kanë përdorur biçikleta për të kaluar kufirin vitin e kaluar pasi zbuluan një shteg që nuk kishte kontroll. Shumica e tyre ishin larguar nga Siria për shkak të konfliktit, por kishte edhe nga vendet e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme.

(E.G./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb